Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar lajmin për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur në favor të Erion Veliajt, duke e rikthyer atë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës.
Berisha, në një deklaratë për mediat, u shpreh se në këtë rast “është zbatuar ligji”, por shtoi se mënyra si u trajtua rasti përbën shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Në këtë rast është zbatuar ligji. E fajësoi në atë mënyrë që shkeli konventën evropiane të të drejtave të njeriut dhe i dha Erion Veliajt avantazhin e sotëm. Haram Begaj dhe Rama janë të rrëzuar me këtë vendim,” deklaroi Berisha.


                                    





