I ftuar në emisionin “5Pyetjet”, politikani Dashamir Shehu komentoi vendimin e gjykatës që e shpalli antikushtetues shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
“Është e vërtetë që gjykata u soll si e pavarur, edhe pse unë nuk e besoj, por kjo më vjen mirë sepse ka dalë si e veçuar. Kjo është akti i parë pozitiv. Edhe Veliaj e ruajti gjërat e veta. A janë në sinar ligjore? Po, dhe këto të dyja janë pozitive. Gjithmonë populli do të ketë dyshime se a ndodhi me të vërtetë apo jo. E gjithë kjo do të zgjasë edhe dy-tre muaj të tjerë. Të shohim se si do të shkojë tani. Zgjedhjet në Tiranë nuk mund të mbaheshin për hir të kësaj historie,” shprehet Shehu.









