Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli mëngjesin e sotëm është paraqitur në SPAK. Ai shoqërohet nga avokati i tij, Andi Skënderi, ku pritet t’i komunikohet akuza për tenderin e Tunelit të Llogarasë.
E pandehur për këtë çështje është marrë të premten edhe zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.








