SPAK ose GJKKO dyhet të ndryshojnë masën e e arrestit me burg për Erion Velinë për disa arsye ligjore dhe Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese ka kthyer në detyrë ai kryetar bashkie Erion Veliajn. Automatikisht edhe dekretin e Presidentit për zgjedhjet duke lënë të kutptohet se Erion Veliaj do jetë në detyrë deri në qershor 2027.
Në këto kushte a mund ta drejtoj ai Bashkinë Tiranë nga paraburgimi i Durrësit?
Ligjvënsi ka parashikuar në Kodin e Proçedurës Penale masën e arrestit me burg si masë ekstreme shtrënguese kur gjithë masat e tjera shihen të pa aplikueshme.
GJKKO duhet të ndryshojë masën e sigurimit për këto arsye juridike:
– Vendimi gjykatës kushtetuese ka krijuar rrethana të reja ligjore dhe juridike të cilat lidhem me ishtrimin e detyrës dhe të drejtave kushtetuese
– Vendimi gjykatës Kushtetuese është bazë juridike për Gjykatën Europiane të deejtave të njeriut në Strasburg për ta konsideruar arrestim si masë të papërshtatshme një soj si drejtori TVSH Thoma Gëllçi dhe për më tepër që Erion Veliaj është zgjedhur nga populli
– GJKKO ka një praktikë me Sali Berishën që pas vendimit Gjykatës Kushtetuese ndryshojë masën nga arrest shtëpieake në detyrim paraqitje
– GJKKO ka sërish të njëjtë praktikë oenale me Sali Berishën që kur dosja kalon për gjykim i pandehuri Erion Veliaj nuk mund dëmtoj më provat apo të oengoj hetimin
– GJKKo duhet vlersoj që Erion Veliaj nuk ka më rrezikshmëri shoqërote por dhe ska interes të arratiset nga Shqipëria.
Të gjithë munde jemi politikisht kundër Erion Veliajt por sot të gjithë jemi juridikisht pro tij si mundësi që Shqipëria të tregoj se ka institucione dhe gjykata të cilat janë gatante të kushtetutës.
Larg çdo ego profesionale, gjyjatat shqiotare duhet ta lirojnë sot Erion Velinë për të ruajtur integritetin e tyre.
Unë do këshilloja çdo gjyqtar lirojë sot, sepse do ishte më dinjitoze që prangat t’ja heq Shqipëria dhe jo Gjykata Starsburgut.
Lirimi Erionit është çështje kohe….
Kreshnik Spahiu: Lironi Erion Velinë, përpara se t’ju detyroj Gjykata e Starsburgut









