Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas njoftimit të SPAK për marrjen e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, si të pandehur në hetimin për tenderin e Tunelit të Llogarasë.
Në fjalën e tij, Berisha e akuzoi Ballukun për korrupsion dhe e cilësoi si një nga bashkëpunëtoret më të afërta të kryeministrit Rama në, siç tha ai, “vjedhjen e fondeve publike”.
“E premtja që kaloi ishte një ditë e zezë për regjimin e Ramës. Narkoshteti po shembet dhe kjo është e pandalshme. Në të njëjtën ditë, Belinda Balluku, personi që pas Ramës ka vjedhur më shumë në historinë e këtij shteti, u paraqit në SPAK për të dëgjuar akuzën për pabarazi në tendera. Është e papërmbajtur në korrupsion, një simbol i abuzimit me paratë e qytetarëve”, deklaroi Berisha gjatë fjalës së tij.









