-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: UBT në binjakëzim me BOKUN e Vjenës

Kryesoret

Kryeministri i vendit Edi Rama sot është i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësisë.

Në këtë konferencë po marrin pjesë ekspertë nga brenda dhe jashtë vendit, që do të ndajnë dijen, inovacionin dhe vizionin e përbashkët për bujqësinë dhe fuqizimin e ekonomisë rurale.

Kreu i qeverisë foli për bashkëpunimin e Universitetin BOKU në Vjenë, teksa tha se pas kësaj marrëveshjeje, numri i studentëve në UBT është rritur me 20 përqind më shumë.

“Dhe siç tha vetë i pari kryeministër që troket në derë pas 100 e ca vitesh jetë të universitetit dhe për më tepër kryeministri i Shqipërisë me një grupo shqiptarësh të njohur si emigrant që mund të kërkonin edhe azil politik në Universitetin e Vjenës.

Kështu filloi bashkëpunimi që ka sjellë një situatë optimizmi që sot që është vetëm fillimi, ka rezultuatr me 20% plus student në UBT por jo me mesatare të ulur për t’i sjellë por që kanë trokitur në dyert e universitetit se ka celur perspektivë të re për vajzat dhe djemtë e sotëm de ka krijuar premisat për ta prë të nesërmen në këtë fushë që pavarësisht të gjitha zhvillimeve të jashtëzakonshme teknologjike, të lakmuara, do të jetë gjithnjë e më shumë një fushë kaq jetike vlerësimi për njerëzit që do të punojnë, do të vijnë vetëm duke u rritur edhe në aspektin financiar”, u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit