-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahiu në “5Pyetjet”: Balluku e pandehur, por Rama nuk e heq – Shqipëria me dy standarte politike

Kryesoret

Në emisionin “5 Pyetjet”, juristi Kreshnik Spahiu komentoi paraqitjen e ministres Belinda Balluku në SPAK dhe situatën e mundshme politike që mund të ndjekë.

Ai foli për masat e sigurimit, rastin e Ballukut si të pandehur, si dhe ndikimin e politikës dhe vendimeve të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës në ruajtjen e funksionarëve në detyrë.

Spahiu theksoi se, ndonëse Balluku ka rastin e të pandehurës, nuk duket e mundur që ajo të shkarkohet për shkak të ndikimit politik dhe mekanizmave të brendshëm të partisë.

“Partia Socialiste ka mbajtur dy standarte, mos të themi katër. Shqipëria është një vend ku nuk ka moral politik të njëjtë; standardin e kërkojmë nga organi procedues, por nuk ka të njëjtin standard. Duhet të shohim nëse ka ndonjë masë sigurie për Ballukun. Asnjë nuk e përjashton që ajo ka rastin e të pandehurës, por ndryshimi nga subjektet e tjera është se Balluku duhet të jetë e autorizuar. Mendoj se Partia Socialiste dhe Edi Rama do ta mbajnë në detyrë, sepse nuk mund ta shkarkojnë. Përgjegjësia është shumë e lartë. Nga ana tjetër, për sa i përket presionit që i është bërë, nuk e heq dot. Eksperienca ka treguar se Edi Rama ka hequr çdo kundërshtar. Sot në Shqipëri vetëm dy njerëz prodhojnë politikë; të tjerët janë ushtarë shahu. Vetëm Sali Berisha dhe Edi Rama kanë bërë politikë, koha ka treguar se ata kanë eleminuar dhe koha do ta tregojë gjithçka tjetër. Të gjithë të pandehurit që janë në detyrë ose duhet të japin dorëheqje, ose asnjëri prej tyre të mos bëjë diçka të tillë,” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit