-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stefa në “5Pyetjet”: Sherri mes Pacollit dhe Ademit pengon ndërtimin e Aeroportit të Vlorës

Kryesoret

Situata rreth ndërtimit të aeroportit të Vlorës po shfaqet gjithnjë e më e komplikuar, me mosmarrëveshje mes investitorëve dhe paqartësi ligjore që mund të pengojnë përparimin e projektit.

I ftuar në emisionin “5 Pyetjet”, avokati Indrit Stefa komentoi mbi sfidat aktuale, partnerët e përfshirë dhe rolin e kontratës që është vendosur si garanci për projektin, duke hedhur dritë mbi elementët e paqarta që lidhen me financimin dhe miratimin e shtetit shqiptar.

“Çfarë kanë bërë këto me kontratën? Kanë financuar projektin, pa rënë në koncesion. Fondi në Luksemburg, zoti Pacolli me kompaninë turke – kompania turke iku për dy ditë. Tani janë dy ortakët, zoti Pacolli dhe zoti Ademi, dhe grinden me njëri-tjetrin për punët e kuotash. Këto janë kot, sepse nuk e pengojnë që të bëhet aeroporti i Vlorës. Është kontrata se si do të funksionojë, është vendosur si garanci; duhet të marrësh opinionin tonë dhe nuk bëhet dot asgjë pa na pyetur ne. Duhet të merret leje nga Ministria, por kjo kontratë nuk është e njohur për shtetin shqiptar. Në këtë histori qëndron problemi – se kush ka 58 dhe kush 42 përqind, këtë nuk e di njeri. Duhet të presësh 5 vjet për të marrë një kredi. Këta të dy akuzojnë njëri-tjetrin për mashtrim,” tha Stefa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit