-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teliti: Vendimi i Kushtetueses për Veliaj, pasojë e refuzimit të mazhorancës për transparencë

Kryesoret

Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt dhe e riktheu atë në detyrë si kryebashkiak.

Teliti e cilësoi vendimin si pasojë të qëndrimit të mazhorancës, e cila sipas tij refuzoi të dokumentonte shkeljet e Veliajt dhe të siguronte të drejtën e tij për mbrojtje kushtetuese.

Ai theksoi se Partia Demokratike do të vazhdojë betejën për transparencë dhe përgjegjësi në Bashkinë e Tiranës, pavarësisht zhvillimeve të fundit.

Postimi i plotë Dorjan Teliti

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen Veliaj është pasojë e drejtpërdrejtë e qëndrimit të mazhorancës, e cila refuzoi kërkesën tonë për të pasuruar vendimin e shkarkimit nga Këshilli Bashkiak me shkeljet reale të shumta të kryera nga kryetari i bashkisë, si dhe për t’i garantuar atij të drejtën kushtetuese të mbrojtjes para Këshillit Bashkiak.

Ne do të vazhdojmë të kërkojmë transparencë dhe përgjegjësi, ne do vazhdojmë betejën për Tiranën kurdo qofshin zgjedhjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit