-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmet 6 ballë, mbi 20 të vdekur dhe qindra të plagosur në Afganistan

Kryesoret

Mbi 20 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi veriun e Afganistanit, njoftojnë autoritetet lokale. Bilanci i viktimave pritet të rritet ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti me magnitudë 6.3 goditi pranë qytetit Mazar-e-Sharif, një nga qytetet më të mëdha të vendit, me rreth 500 mijë banorë. Lëkundjet ndodhën në orën 01:00 të mëngjesit me orën lokale (20:30 GMT të së dielës), në një thellësi prej 28 kilometrash, dhe u klasifikuan në nivelin “portokalli” të alarmit, që tregon për mundësi të larta viktimash.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të qeverisë talebane, Sharafat Zaman Amar, tha se më shumë se 20 persona janë konfirmuar të vdekur dhe mbi 320 janë plagosur. Zyrtarët provincialë thanë për BBC se numri i viktimave mund të rritet, pasi ekipet e shpëtimit ende po kërkojnë nën rrënoja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit