Buxheti i vitit 2026 parashikon rritje të konsiderueshme për disa ministri kyçe, ndërsa disa institucione do të kenë një ulje të lehtë të financimeve.
Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë do të mbajnë buxhetet më të mëdha, me një rritje të moderuar prej 20 milionë eurosh secila.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes do të përfitojë rritjen më të madhe, duke shkuar në 589 milionë euro, për të mbështetur modernizimin e forcave të armatosura, pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare dhe përmirësimin e infrastrukturës ushtarake.
“Prioritetet 2026-2028: ministria e mbrojtjes synon të përmbushë reformat e nisura dhe realizimin e detyrave kushtetuese të forcave të armatosura (fa), angazhimeve ndërkombëtare në kuadër të nato-s, angazhimeve të fa në kuadër rajonal dhe në aftësitë trajnuese të vetë fa. me këtë buxhet, ministria e mbrojtjes synon: * Modernizimin e kapaciteteve dhe infrastrukturës së fa duke: o zhvilluar kapacitetet e fa në përputhje me planin afatgjatë të zhvillimit; vijuar pajisjen e forcave tokësore me armatim të ri të ndërveprueshëm me aleatët në nato; zgjeruar investimet në infrastrukturë për përmirësimin e mjediseve të punës dhe ushtarake; modernizuar pajisjet dhe sistemet kompjuterike. Vijimin e pjesëmarrjes në operacionet e nato-s duke rritur nivelin e angazhimit të fa, në operacionet e aleancës dhe pjesëmarrjen në misionet e iniciativat e reja që nato mund të ndërmarrë. Zhvillimin dhe mbajtja në gatishmëri të kapaciteteve të fa për operacione të mbrojtjes kombëtare dhe kolektive, operacione në përgjigje të krizave, si dhe kapacitetet për përballimin e emergjencave civile, dhënien e ndihmës vendeve të rajonit në rast emergjencash civile në kuadrin e nato-s, okb-se dhe be-së. Lartësimin e figurës dhe integritetit të ushtarakut, nëpërmjet zhvillimit të politikave të nevojshme në fushën e personelit, promovimit në karrierë, trajtimit të ushtarakut, rritjes së transparencës, llogaridhënies, si dhe eliminimin e korrupsionit në forcat e armatosura”, thuhet në relacion.









