Ka dhënë dorëheqjen sot kreu i Kadastrës së Vlorës Genc Deromemaj, pas 4 muajash emërimi në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastër për qarkun Vlorë.
Ish-kreu i Partisë Demokratike në Vlorë u emërua në krye të Kadastrës së qytetit më 24 qershor të këtij viti.
Deromemaj ka mbajtur postin e kreut të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, ndërsa ka qenë pjesë e PD që prej vitit 2002.
Në vitin 2015, kandidoi për bashkinë e Vlorës si kandidat i PD-së, përballë kandidatit socialist Dritan Leli.









