-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partia e Lirisë: Pagesat ndaj koalicionit janë të ligjshme dhe të verifikueshme

Kryesoret

Partia e Lirisë ka reaguar lidhur me raportimet për pagesat e saj ndaj Partisë Demokratike gjatë fushatës zgjedhore, duke sqaruar se gjithçka është bërë në përputhje me ligjin dhe është e dokumentuar.

Sipas partisë, 7 milionë lekë janë paguar gjatë periudhës zgjedhore, ndërsa 8 milionë lekë të tjera janë paguar në gusht 2025 dhe do të pasqyrohen në raportin vjetor të partisë tek KQZ.

Pagesat totale për koalicionin arrijnë në 15 milionë lekë, të gjitha të verifikueshme dhe të realizuara përmes transfertave bankare.

“Të gjitha pagesat që kemi kryer janë të dokumentuara dhe të verifikueshme në sistemin bankar. Partia e Lirisë nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore, dhe çdo pretendim tjetër është i paqëndrueshëm, tendecioz dhe i qëllimshëm. Ne mbështesim fuqishëm lirinë e fjalës dhe i ftojmë të gjithë gazetarët të qëndrojnë besnikë parimeve profesionale të gazetarisë dhe të ruajnë integritetin e tyre, pavarësisht presioneve të mundshme.”

Partia thekson se çdo pagesë është realizuar me burime të ligjshme dhe të auditueshme, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe integritetit në raportimin financiar të fushatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit