Kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së. Megjithëse më parë vetë kryeministria kishte njoftuar udhëtimin e Ramës drejt Brukselit Rama e ka anuluar pjesëmarrjen ku ishte parashikuar që rreth orës 14:30, kryeministri të merrte pjesë në panelin “EU Enlargement Summit”. Ende nuk dihen arsyet e anulimit.


                                    





