-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Supersfida në Ligën e Kampioneve/ Liverpool – Real Madrid 0-0 në pjesën e parë

Kryesoret

Liverpool dhe Real Madridi përballen në një nga sfidat më të pritura të Ligës së Kampioneve në “Anfield”.

Madrilenët vijnë si favoritë falë formës së mirë në La Liga dhe në kompeticionin europian, ndërsa të kuqtë e trajnerit Slot kanë dy fitore dhe një humbje në tre javët e para.

Në pjesën e parë të ndeshjes, të dyja skuadrat krijuan raste të pastra shënimi, por portierët Mamardashvili dhe Kurtua ishin vendimtarë, duke ndalur gjuajtjet e Sobozlait dhe Belingham.

Një episod i diskutueshëm ishte në minutën e 32-të, kur Liverpool kërkoi penallti për prekje të topit me dorë nga Tçuameni; arbitri rumun pas konsultimit me VAR, vendosi se ishte prekje në pozicion natyral.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, duke lënë gjithçka të hapur për 45 minutat e dyta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit