-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bosnje-Hercegovinë, përfshihet nga flakët azili i të moshuarve, mbeten 10 të vdekur

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tuzlës, në verilindje të Bosnjë dhe Hercegovinës, ku një zjarr masiv përfshiu një azil të moshuarish. Të paktën 10 persona vdiqën dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur.

Zjarri shpërtheu mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 , në një ndërtesë ku strehoheshin dhjetëra të moshuar, shumë prej tyre me lëvizshmëri të kufizuar.

Sipas mediave lokale, disa nga viktimat mbetën të bllokuara në dhomat plot me tym, ndërsa pjesa tjetër u shpëtua edhe pse me simptoma të rënda për shkak të tymit.

Ndërsa stafi i qendrën ka raportuar se ka tentuar të ndihmojë banorët para mbërritjes së zjarrfikësve, por nxehtësia dhe tymi i dendur e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen.

Flakët u përhapën me shpejtësi, duke e bërë të vështirë evakuimin, ndërsa shërbimet zjarrfikëse angazhuan mbi 20 efektivë dhe mjete të shumta për ta vënë nën kontroll situatën.

Megjithëse deri tani, ende nuk është konfirmuar asnjë shkak për përcaktimin e origjinës së zjarrit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit