-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani: Janë 10 mijë policë në terren, por sollën 40% më pak kallëzime!

Kryesoret

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, në intervistën për emisionin “Trialog” në RTSH, ka adresuar sfidat operacionale të SPAK, duke vënë në dukje rënien e ndjeshme të referimeve nga Policia e Shtetit.

Dumani theksoi se SPAK bashkëpunon çdo ditë me Policinë e Shtetit, e cila kryen një pjesë të hetimeve, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Megjithatë, ai ngriti një shqetësim që ka të bëjë me rënien e referimeve.

Kam konstatuar një realitet, që ka të bëjë me rënien e numrit të referimit nga Policia e Shtetit, me 40%, dhe kjo është pasqyruar edhe në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvend.”, tha ai.

Kreu i SPAK pranoi se bashkëpunimi ka anët e veta pozitive, por shtoi se ka ende vend për kritika, të cilat i ka bërë hapur. Ai beson se potenciali i bashkëpunimit është shumë më i madh, duke pasur parasysh shtrirjen e Policisë së Shtetit.

“Policia e Shtetit është një institucion që ka të paktën mbi 10 mijë punonjës të cilët janë në terren, në kontakt me qytetarët dhe mund të rrisnin numrin e kallëzimeve në Prokurorinë e Posaçme,” theksoi Dumani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit