Trajneri gjerman i Barcelonës, Hansi Flick, mund të largohet nga drejtimi i klubit në fund të sezonit, sipas raportimeve të “ABC”.
Sipas mediave spanjolle, lodhja dhe pakënaqësia me sjelljen e disa lojtarëve, veçanërisht Lamine Yamal, po rrisin tensionin brenda ekipit.
Problemet përfshijnë mungesën e përqendrimit në stërvitje, mosrespektimin e rregullave të stafit teknik dhe përdorimin e paautorizuar të makinave elektrike të klubit nga lojtarët.
Gjithashtu, udhëtimi i papritur i Yamal në Milano pas humbjes në “El Clasico” dhe disa deklarata të tij kanë irrituar trajnerin.
Flick thuhet se i ka shprehur bashkëpunëtorëve: “Po mendoj të largohem në fund të sezonit,” duke lënë të hapur të ardhmen e tij te Barcelona.
/5pyetjet.al








