-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prioritetet e buxhetit 2026: Në fokus te mbrojtja dhe rendi publik

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes ka marrë prioritet në financimet buxhetore për vitin 2026. Rritja më e madhe e fondeve përqendrohet te Mbrojtja dhe Rendi Publik.

Në total, struktura e shpenzimeve tregon një zhvendosje drejt sektorëve të sigurisë dhe shërbimeve publike, në dëm të programeve të inovacionit dhe zhvillimit ekonomik.

Ministria e Mbrojtjes është përfituesja më e madhe e buxhetit të ri, me një rritje prej 10 miliardë lekësh, ose mbi 20% më shumë se në vitin 2025. Fokusi kryesor mbetet forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe financimi i detyrimeve ndaj NATO-s. Po aq domethënëse është edhe shtesa për Ministrinë e Brendshme, e cila rritet me gati 4 miliardë lekë, duke mbështetur Policinë e Shtetit.

Në arsim, fondet arrijnë në 64.8 miliardë lekë, nga 61 miliardë vitin e kaluar, me një rritje mbi 6%, që lidhet kryesisht me financimin e arsimit bazë dhe projekteve kërkimore në universitete. Po ashtu, Ministria e Financave përfiton një rritje prej 2.3 miliardë lekësh, për të mbuluar kostot e administrimit fiskal dhe forcimit të doganave.

Nga ana tjetër, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit pëson një tkurrje të dukshme prej rreth 5.6 miliardë lekësh, si pasojë e reduktimit të programeve për inovacion dhe tregun e punës. Ulje regjistrohet edhe në Fondi Shqiptar të Zhvillimit, ku fondet bien me rreth 1.2 miliardë lekë, duke reflektuar përfundimin e disa projekteve infrastrukturore me financim të huaj.

Në sektorin e bujqësisë, buxheti i 2026-s rritet me 9%, duke arritur në 16.2 miliardë lekë, kryesisht për programet e ujitjes dhe zhvillimit rural. Shëndetësia dhe mirëqenia sociale mbeten ndër sektorët me peshën më të madhe në totalin e buxhetit, me një rritje modeste prej 2.8 për qind, ndërsa Turizmi dhe Kultura përfitojnë gjithashtu fonde shtesë për projekte muzeale dhe aktivitete kulturore.

Në tërësi, buxheti 2026 përqendrohet te konsolidimi fiskal dhe rritja e shpenzimeve për paga, shërbime publike dhe siguri, duke lënë më pak hapësirë për politikat aktive të zhvillimit ekonomik.

Në krahasim me aktin normativ 2025, financimet kapitale rriten vetëm lehtë, ndërsa pjesa më e madhe e shtesës vjen nga shpenzimet korrente, që lidhen me rritjen e pagave në sektorin publik dhe indeksimin e kostove sociale.

Rezultati është një buxhet më i kujdesshëm, që ruan ekuilibrat fiskalë, por shënon një orientim të qartë drejt sektorëve të sigurisë, arsimit dhe administratës publike, në një periudhë me rritje të kufizuar të të ardhurave dhe pasiguri ekonomike. /Monitor

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit