-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria ndryshon stafetë, zv/ministra dhe prefektë të rinj marrin detyrën

Kryesoret

Këshilli i Ministrave zhvilloi mbledhjen e radhës, ku morën vendime për ndryshime në poste drejtuese dhe masa në fushën e ekonomisë, sigurisë dhe administratës publike.

Njoftimi i qeverisë:

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije disa nga vendimet dhe projektligjet e Këshillit të Ministrave të miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për përcaktimin e rregullave të inspektimit për parandalimin, reduktimin dhe eleminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregullt e të paraportuar dhe krijimin e skemës së certifikimit të zënieve në peshkim.

Qëllimi dhe fusha e zbatimit

  1. Ky vendim ka për qëllim vendosjen e rregullave dhe të masave të inspektimit, me synim parandalimin, reduktimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregulluar e të paraportuar (në vijim, peshkimi PPP), si dhe krijimin e një skeme certifikimi të zënieve për importin dhe eksportin e produkteve të peshkimit.

  2. Ky vendim zbatohet për të gjitha aktivitetet e peshkimit PPP dhe të aktiviteteve të lidhura me të, të kryera brenda dhe jashtë territorit të Republikës se Shqipërisë, të përcaktuara në ligjin nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar.

Njëherësh u vendos edhe propozimi i projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura, bërë në Marrakesh, më 27.6.2013”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në mbledhjen e sotme u propozuan edhe disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:

– Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.

– Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

– Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

– Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.

– Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.

– Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

– Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit