Kombëtarja shqiptare po përgatitet për sprintin e fundit drejt Kupës së Botës 2026.
Dy ndeshjet e nëntorit do të jenë testi përfundimtar për skuadrën e Silvinjos, që kërkon të mbyllë me dinjitet kualifikueset, përballë Andorrës dhe Anglisë.
Trajneri kuqezi do të zbulojë të premten, më 7 nëntor, listën e grumbullimit.
Menjëherë pas saj, ai do të dalë para mediave në “Shtëpinë e Futbollit”, për të shpjeguar zgjedhjet e tij dhe objektivin për këto dy përballje të fundit.
Stafi teknik ka vendosur që përgatitjet të nisin në Barcelonë, të hënën, ku atmosfera pritet të jetë e përqendruar dhe pa presion.









