-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blendi Gonxhja: Blini biletat pa radhë, vetëm me telefon ose kompjuter

Kryesoret

Vizitat në thesarët e Shqipërisë tani janë më të thjeshta dhe më të shpejta. Me një shërbim të ri elektronik, qytetarët dhe turistët mund të blejnë biletat për muze, kala dhe parqe arkeologjike direkt nga telefoni ose kompjuteri, duke shmangur pritjet dhe duke përjetuar historinë e vendit në mënyrë moderne dhe të aksesueshme.

Ky hap synon të afrojë kulturën shqiptare më pranë çdo vizitori, duke i dhënë një dimension praktik dhe inovativ eksperiencës së tyre

“Nga sot, qytetarët dhe turistët mund të blejnë biletat e tyre pa radhë, thjesht përmes telefonit ose kompjuteri, duke përfituar një eksperiencë më të shpejtë dhe moderne për vizitat kulturore në vend”, tha ministri Blendi Gonxhja

Si funksionon shërbimi:
Vizitori zgjidh “Biletaria online për sitet kulturore” në e-Albania, cakton sitin që dëshiron të vizitojë, zgjedh llojin e biletës dhe kryen pagesën online. Bileta mbërrin menjëherë në e-mail dhe është e vlefshme për një muaj

Sitet që mund të vizitohen:
Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, Muzeun Kombëtar Etnografik në Krujë, Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri” në Berat, Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër, Kalaja e Shkodrës, Kalaja e Gjirokastrës dhe Parku Kombëtar Arkeologjik Apolloni në Fier

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit