Në një deklaratë në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka denoncuar menaxhimin e projekteve publike nga qeveria, duke përmendur veçanërisht aferën e tunelit të Llogarasë, ku është përfshirë edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila është bërë e pandehur për shpërdorim fondesh.
Tabaku kritikoi qeverinë për shpërndarjen e fondeve dhe trajtimin e pensionistëve, të cilët, sipas saj, po përballen me kushte të vështira ekonomike.
Ajo tha se pensionistët po ndihmohen me një lëmoshë prej 20 lekësh në ditë, ndërkohë që po humbasin shumë më tepër për shkak të heqjes së bonuseve dhe përfitimeve shtesë.
“Këtu po dëgjonim për pensionistët që do iu jepej një lëmoshë 20 lekë në ditë dhe kush e di se çfarë po i bëni. Po u hiqni 9,600 lekë në vit shtesë dhe do u hiqni bonusin 10 mijë lekë në fund të vitit. Do jenë aty ku ishin,” tha Jorida Tabaku.








