Në një ceremoni të veçantë nderimi, Kryeministri Edi Rama mori pjesë për të vlerësuar punën e profesor Hubert Hasenauer, rektorit të Universitetit BOKU në Austri, duke i dorëzuar Yllin për Mirënjohje Publike.
Ky çmim njihet si shenjë e përkushtimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe transformimin e UBT, duke e përafruar këtë institucion me standardet e BOKU të Vjenës dhe duke avancuar procesin e njehsimit të diplomave ndërmjet tyre.
“Ky duhet të jetë rasti i parë kur dikush shkon të marrë një medalje dhe nga fjalët e rastit merr dy. I dashur profesor, i nderuar miku im dhe mik e koleg i të pranishmëve, unë besoj se kjo e sotmja nuk është thjesht një ceremon nderimi për një individ që e Mmeriton plotësisht këtë nderim, por është edhe një moment simbolik që rinxjerr në pah lidhjen mes dy traditash të vjetra, dhe jo të vogla, austriake dhe shqiptare, në një spirale të përbashkët vlerash si dija, përkushtimi dhe dashuria për tokën, e vetë njeriut. Kjo gjuhë është trashëgimi e popullit. Shpreh besimin se shqipja është gjuhë e gjallë që shpreh besimin. Në bibliotekat e Vjenës dhe ato të Tiranës, Maksimiliani që ndihmoi për standardizimin e shqipes, la një fjalë pas që çdo shqiptar që e lexon të dridhet. Ishin njerëz që e deshën Shqipërinë me shpirt. Kush kupton tokën shqiptare kupton edhe vetë fjalën ‘dinjitet’. Ai përsëriste një zakon që e kishte mësuar në Shkodër së pari duhet të përshëndesësh sytë, dhe më pas dorën,” shprehet Rama.









