Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë është ndërprerë për 10 minuta pushim, pas një kërkese nga deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këllëçi.
Këllëçi kërkoi ndërprerjen e seancës për të kërkuar përjashtimin e Taulant Ballës, kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, për fyerje dhe kërcënime ndaj deputetëve të opozitës. Kërkesa për ndërprerjen e seancës erdhi pas deklaratave të Ballës, që sipas Këllëçit, ofenduan deputetët e opozitës dhe krijuan një atmosferë tensioni.








