-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehu: Shkelje në prokurimet publike dhe zbatimin e kontratave, auditimet zbulojnë parregullsi në 205 subjekte

Kryesoret

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka paraqitur sot në Kuvendin e Shqipërisë raportin për vitin 2025, duke pasqyruar auditimet e kryera për përdorimin e fondeve publike në institucionet shtetërore.

Shehu ka theksuar se gjatë vitit janë auditur 205 subjekte, përfshirë 97 njësi qendrore dhe 75 njësi vendore, ku janë identifikuar shkelje në procedurat e prokurimeve publike dhe zbatimin e kontratave.

Sipas Shehut, parregullsitë më të shpeshta janë hasur në nivel vendor, ku është vënë re kufizimi i konkurrencës, vonesat në zbatimin e kontratave dhe kryerja e pagesave shtesë. Ai ka bërë të ditur se këto auditime ofrojnë një pasqyrë të qartë të mangësive dhe problemeve në menaxhimin e fondeve dhe procedurave të prokurimeve në administratën shtetërore.

“Janë kryer disa auditime. Këto auditime janë kryer në 205 subjekte, prej të cilave 97 njësi qendrore dhe 75 njësi vendore. Janë identifikuar shkelje në prokurimet publike dhe zbatimin e kontratave. Auditimet kanë nxjerrë parregullsi në procedura, më të shpeshta në nivel vendor. Ka pasur kufizim të konkurrencës, ndërsa zbatimi i kontratave është bërë me vonesë. Janë kryer gjithashtu pagesa shtesë,” shprehet Shehu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit