-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump shpërthen pas fitores së Mamdanit: Nju Jorku po bëhet komunist

Kryesoret

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër pas fitores së Zohran Mamdanit në zgjedhjet për kryebashkiak të Nju Jorkut, duke e quajtur atë “komunist” dhe duke akuzuar demokratët se po e çojnë vendin drejt ekstremizmit të majtë.

Gjatë fjalës së tij në Forumin Amerikan të Biznesit në Miami, Trump tha se “partia demokratike ka caktuar një komunist si kryetar të qytetit më të madh në vend”, duke shtuar me ironi se po mendon të largohet nga Nju Jorku për të mos “jetuar nën një regjim komunist”.

Ai theksoi se për sa kohë që ndodhet në Shtëpinë e Bardhë, “Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen kurrë komuniste”.

Ndërkohë, kryebashkiaku i sapozgjedhur, Zohran Mamdani, është shprehur se nuk ka marrë ende urime nga Shtëpia e Bardhë dhe ka refuzuar të komentojë akuzat e presidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit