-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokatja e Popullit takon Veliajn në burg

Kryesoret

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, dhe dy komisionerët, Ahmet Prençi dhe Besnik Dedja, vizituan sot në ambientet e burgut të Durrësit kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, i cili ndodhet në qeli që prej muajit shkurt.

Pak muaj më parë, pas disa denoncimeve publike se Veliaj dhe Meta po mbaheshin në kushte tepër të këqija në qeli, Avokati i Popullit nisi kryesisht një verifikim. Në kuadër të tij, komisioneri Ahmet Prençi vizitoi në burgun e Durrësit kryebashkiakun Veliaj, i cili kishte paraqitur një ankesë për masat ekstreme të sigurisë që u zbatuan gjatë shoqërimit të tij në një spital të Durrësit, ku ai iu nënshtrua një ekzaminimi periodik.

Në atë rast, transferimi i tij për në spital ishte kryer nga dhjetëra forca policie, ndërsa disa prej tyre qëndruan të pranishëm në dhomën e mjekut edhe gjatë kohës që ai kryente ekzaminimet mjekësore.

Ndërkohë, mësohet se pranë Avokatit të Popullit kishte mbërritur edhe një ankesë nga avokatët e huaj të Veliajt, të cilët ngrinin shqetësimin se atyre nuk u ishte lejuar ta takonin klientin e tyre.

Takimi i sotëm ishte pjesë e procedurës hetimore të hapur për këto ankesa.

Avokatja e Popullit kishte parashikuar edhe një takim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, pas një kërkese urgjente të paraqitur nga ky i fundit. Por takimi nuk u realizua, pasi Koka, për arsye shëndetësore, ishte transferuar në spital.

Kompetencat e Avokatit të Popullit janë të kufizuara vetëm në çështjet e të drejtave të njeriut, për ankesa që lidhen me trajtimin e të burgosurve dhe me çështje proceduriale që kanë të bëjnë me administrimin e drejtësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit