Pasditen e sotme në fshatin Duhanas të Beratit, ka humbur jetën një 43 vjeçar.
Viktima, e identifikuar si Ermal Rripi, mësohet se ai humbi ekuilibrin duke vjelur një pemë ulliri dhe u rrëzua nga lartësia, ku pësoi dëmtime të rënda trupore.
Ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.
Policia lokale ka kryer veprimet hetimore në vendngjarje dhe nga të dhënat paraprake, rasti është konfirmuar si aksidental.
Trupi i 43-vjeçarit i është dorëzuar familjes për ceremoninë mortore.








