-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I doli në mbrojtje Gonzatos, Lela sulmon komisioneren: Është bërë si kos pluhur

Kryesoret

Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Alfred Lela ka sulmuar Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos pasi kjo e fundit reagoi për deklaratat e Sali Berishës kundrejt ambasadorit Silvio Gonzato për projektligjin për barazinë gjinore.

“Është Marta si Kos “Lufra”, qumësht pluhur slloven, që shihet me certifikata BE”, ka shkruar Lela.

Kjo vjen pasi zyrtarja e BE-së reagoi përmes një postimi në rrjetin social “X” për sulmet e kryedemokratit Sali Berisha, ndaj ambasadorit Gonzato se ky i fundit s’mund t’ia impononte bindjet e tij personale shoqërisë shqiptare. Kos sqaroi se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi nuk janë kërkesa personale të Gonzatos por pjesë përbërëse e ligjit të BE dhe linjëzimi i legjislativit të Shqipërisë me parimet e Unionit janë pjesë e procesit të integrimit. Reagoi edhe kryeministri Rama duke kërkuar ndjesë për sulmin.

Çfarë deklaroi Berisha për ambasadorin?

Zotëri ne respektojmë orientimin seksual të të gjithëve. Përpjekjet tuaja për t’i imponuar standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare, edhe në statusin tënd ti je binar. Nuk merremi me ne trajtime. Ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e veta mbrapa siç ka shpjeguar jetën e tij personale. Cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit