Në doganën e Kakavijës, Policia Kufitare ka vijuar kontrollet për goditjen e veprimtarive kriminale, dhe janë pikasur 2 raste të kalimit të paligjshëm në kufi.
Në pranga ka rënë një 48-vjeçar, pasi tentoi të hynte brenda vendit tonë me kokainë. Gjithashtu është arrestuar edhe një 49-vjeçar pasi tentoi të fuste fishek gjuetie, në Shqipëri.
Lënda narkotike kokainë, 65000 euro dhe 500 fishekë gjuetie janë sekuestruar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.








