-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miratohet barazia gjinore, rrëzohet shkarkimi i Presidentit, ç’ndodhi mbrëmë?

Kryesoret

Pas më shumë se 12 orë debate mbrëmjen e djeshme mazhoranca miratoi ligjin për barazinë ligjore me 77 vota. Ndërkohë po me votat e deputetëve socialistë u rrëzua kërkesa e PD për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj. Me nga 105 vota pro u miratuan edhe emrat e deputetëve opozitarë që do të marrin pjesë në komisionet për Reformën Zgjedhore dhe atë territoriale.

Rendi i ditës që u miratua mbrëmë;

•Për vlerësimin e veprimtarisë së KLSH për vitin 2024 – 76 vota pro

•Për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të Administratës publike për vitin 2024 – 77 vota pro, 34 kundër

•Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2024 – 77 vota pro, 30 kundër

•Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2024 – 82 vota pro, 5 kundër

•Akti normativ nr. 7, datë 1.10.2025, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar. – 77 vota pro, 28 kundër

•Akti normativ nr. 8, datë 1.10.2025, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. – 77 vota pro, 21 kundër

•Akti normativ nr. 9, datë 1.10.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme””, të ndryshuar – 77 vota pro, 20 kundër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit