Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në tubimin përmbyllës të fushtatës për zgjedhjet në raundin e dytë që do të zhvillohen në Kosovë, tha se sot Prishtina është në hartën e botës.
Ndër të tjera ai shtoi se është kryetar i projekteve të mëdha, e nuk ndalet nga pengesat.
“Shikojeni kryeqytetin tonë sot! Prishtina është në hartën e botës! Festivale, koncerte, panaire, konferenca – bota po vjen te ne. A nuk është koha ta vazhdojmë këtë hov? A nuk është koha ta çojmë Prishtinën edhe më lart, përtej… Po! Unë jam kryetari i projekteve të mëdha! Jam ai që nuk e njeh fjalën “s’bohet”!
Sepse kur punon me pasion, muret me pengesa bahen veç shkallë! E unë nuk ndalem te pengesat – unë i kthej ato në hapa drejt suksesit! Misioni im është i qartë: Me e ndryshu mendësinë! Me i bë gjanat me vizion, me dashni, me dije! S’e kam nisë këtë rrugë për pak. E kam nisë për shumë – për të gjithë ne”, tha Rama.








