-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali i Tunelit të Llogarasë/ Këlliçi: Rama-Balluku zhdukën edhe dy ura, ikën 25 milionë euro

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi zbardhi detaje të reja nga skandali i tenderit për Tunelin e Llograsë. Demokrati tha se bazuar në projekt dhe preventiv, do të duhej të kishim edhe dy ura panoramike në hyrje dhe dalje të tunelit, por që në realitet nuk ekzistojnë. Lekët ku kanë shkuar?

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETI I PD, BELIND KËLLIÇI

Të nderuar qytetarë,

Këto ditë në media keni dëgjuar shumë të flitet për Tunelin e Llogarasë. Herë është etiketuar si ‘Tuneli i Belës’ dhe herë si ‘Tuneli i Palloshit’.

Por ajo aferë është shembulli perfekt për t’ju thënë edhe një të vërtetë tjetër shumë të hidhur.

Sot në Republikën e Shqipërisë, ndërtuesi më i madh serial pa leje është vetë shteti, është Edi Rama, dora vetë.

Pak ditë më parë kam bërë publike lejen e ndërtimit, e cila ishte zbardhur më datë 28 maj 2025. Ajo leje fakton nën dritën e diellit se plot 190 milionë euro investim në Tunelin e Llogarasë, me paratë tuaja, është i gjithi një ndërtim pa leje.

Por Edi Rama dhe Belinda Balluku nuk janë vetëm hajdutë serialë të parave publike, por tashmë janë kthyer edhe në prestigjatorë.

Kjo foto që po ju tregoj është projekti i Tunelit të Llogarasë, të cilin e keni paguar me taksat tuaja, plot 7 milionë euro të tjera.

Ndërkohë, në foton nr. 1 dhe foton nr. 2 mund të shihni fare qartë preventivat e kostos së ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, ku janë parashikuar edhe këto dy ura.

Siç e shihni, bazuar në projekt dhe preventiv, do të duhej të kishim edhe dy ura panoramike në hyrje dhe dalje të tunelit, e meqenëse në gjuhën teknike këto janë “vepra arti”, ndërtimi i tyre e rriti me 25 milionë euro koston e ndërtimit.

25 milionë euro për ndërtimin e dy urave, të cilat në realitet nuk ekzistojnë.

Po, po, prestigjatori, piktori dështak që kemi në krye të qeverisë, zhduku jo vetëm dhjetëra miliona euro në këtë aferë, por zhduku edhe dy urat.

Pra, që t’ua them më thjeshtë:

Edi Rama vendos të vjedhë 190 milionë euro duke u shitur shqiptarëve një ide të bukur me ura panoramike dhe rrugë të arta që na çojnë në Evropë.

Për të arritur qëllimin, hap procedurat tenderuese, ku fiton oferta 50 milionë euro më e lartë.

Mesa duket, oreksi vjen duke ngrënë dhe 50 milionë euro nuk u mjaftuan, ndaj vendosën të zhdukin edhe 25 milionë euro të tjera, duke zhdukur ndërtimin e urave.

E gjitha kjo në dritën e diellit, e sidomos nën dritën e SPAK-ut.

Të gjitha këto fakte dhe dokumenta, PDSH do t’ia përcjellë zyrtarisht SPAK-ut, pasi në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një shkelje të barazisë në tendera, por kemi të bëjmë me një aferë thellësisht korruptive, ku deri tani PD ka faktuar se janë zhdukur të paktën 75 milionë euro.

Le të tentojë ta shesë krahun e tij të djathtë, Belinda Ballukun, sa të dojë; le të çirret për mollë, dardha e fiq sa të dojë; Edi Rama e di mirë se nuk do ta shohë dot dritën në fundin e Tunelit të Belës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit