-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Investitori Crawford: Shqipëria të fokusohet në “Data Centers” dhe marrëveshje me SHBA

Kryesoret

Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, njëherësh sipërmarrës amerikan në Shqipëri, Mark Crawford, ka folur në emisionin “Pro Business” në TV Klan lidhur me nismën e Paqes Fiskale dhe për atraksionin e Shqipërisë për investitorët e huaj.

Mark Crawford thekson se suksesi i nismës fiskale varet nga imazhi i saj i pastër dhe pa anësi, duke e bërë atë të vlefshme për të gjithë. Në një diskutim të gjerë mbi “Paqen fiskale” dhe klimën e biznesit, Crawford ka shprehur pikëpamjet e tij për parakushtet që duhet të plotësojnë që kjo nismë të ketë sukses të vërtetë, si dhe për sektorët me potencial në të cilët Shqipëria duhet të fokusohet për të tërhequr investime të reja.

Transparenca, kushti thelbësor për suksesin e “Paqes fiskale”

Duke komentuar mbi nismën e “Paqes Fiskale”, Crawford theksoi se pa transparencë të plotë, ajo humbet plotësisht kuptimin. Ai krahasoi këtë me praktikat në Zyrat Amerikane të Taksave (IRS), ku proceset janë transparente dhe të njëjta për të gjithë, pavarësisht nga lidhjet politike.

Crawford propozon marrëveshje me SHBA-të për heqjen e tarifave

Përtej çështjeve fiskale, Crawford vuri në pah nevojën për reforma të tjera strukturale. Ai identifikoi si hap historik për Shqipërinë mundësinë e një marrëveshjeje me SHBA-të për heqjen e tarifave doganore.

“Nëse është një mundësi për qeverinë shqiptare të shkojë te Administrata e Donald Trump, të thotë: Do zbresim ose do heqim tarifa’, dhe të bëjmë një marrëveshje, mund të jetë një vend atraktiv për investime nga Europa për të prodhuar këtu, për të eksportuar në Amerikë”, shpjegoi ai. Kjo, sipas tij, do e bënte Shqipërinë jashtëzakonisht konkurruese për investimet evropiane.

Shqipëria, vend strategjik për “Data Centers” dhe Inteligjencën Artificiale

Duke adresuar pyetjen se ku duhet të fokusohet Shqipëria për investime, Crawford ishte i qartë: IT dhe Data Centers. “Besoj që akoma nuk kemi shfrytëzuar mundësitë për ‘Data Centers’… Kjo është një gjë që Amerika po investon shumë tani”, tha Crawford.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit