Ish-deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë akuza të forta ndaj ish-kryedemokratit Lulzim Basha, duke theksuar se ka marrë 540 mln dollarë nga kompanitë offshore ruse dhe për këtë nuk e ka hetuar asnjë njeri.
“Është i vetmi kryetar partie që ka 540 mln dollarë të ardhura nga offshoret ruse me llogari. Por nuk kemi hetim për lobim. SPAK-ut i kanë ardhur faturat për GSIS, dhe ka dalë siç ka thënë LSI“, deklaroi Kryemadhi.
Ndër të tjera ajo shton se “Basha është i vetmi politikan, i cili ka 23 mln dollarë turnover, kompania e kunatit të tij nga bizneset shqiptare dhe për këtë s’kemi hetim pasuror”!








