Tregu muzikor shqiptar vazhdon të tërheqë vëmendjen për tarifat e larta që marrin këngëtarët në mbrëmjet e tyre live.
Së fundmi, një menaxher i njohur ka treguar se shifra më e lartë që është paguar ndonjëherë për një artiste shqiptare arrin deri në 60 mijë euro për një natë.
Ai u shpreh se çmimet ndryshojnë në varësi të periudhës dhe kërkesës, ndërsa gjatë festave të mëdha si Viti i Ri, tarifat zakonisht dyfishohen. Po ashtu, gjatë muajit të Ramazanit, si artistët ashtu edhe lokalet përgjysmojnë çmimet.
Edhe pse nuk u përmend emri i artistes, shumë mendojnë se bëhet fjalë për Xhensila Myrtezajn, e cila këtë verë ka qenë një nga emrat më të kërkuar nëpër koncerte. Thuhet se një koncert i saj në Shqipëri kushton rreth 15 mijë euro, ndërsa jashtë vendit shuma mund të shkojë deri në 30 mijë euro.
Në listën e emrave më të paguar renditet edhe Dafina Zeqiri, e cila njihet për çmime që arrijnë deri në 10 mijë euro për një natë, sidomos gjatë sezonit dimëror.








