Siç dihet ditën e nesërme më 9 nëntor 2025 do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale për 6 bashkitë e vendit, duke përjashtuar bashkinë e Tiranës.
Për bashkinë e Vlorës nga radhët e PS do të garojë Brunilda Mersini, ndërsa nga PD nuk ka një kandidat zyrtar por përball socialistes do të jenë Dionis Sota kandidat i pavarur por i mbështetur nga PD dhe Gjergji Nika demokrat i Euroanlantiëve Euroantlantikëve i mbështetur nga Basha.
Rreth 117 mijë qytetarë vlonjat do t’i drejtohen nesër kutive të votimit në Vlorë, ku do të mbahen zgjedhjet lokale për drejtuesin e bashkisë. Rreth mesditës kanë mbërritur dhe materialet e para zgjedhore në KZAZ nr 84.
Në total në qytetin bregdetar janë rreth 68 qendra votimi ku qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre të lirë për përfaqësuesin e tyre.
Në Vlorë, dorëheqja e Ermal Dredhës çoi bashkinë ne zgjedhje të parakohshme. PS zgjodhi për kandidate Brunilda Mersinin, e cila sapo kishte pranuar mandatin e deputetes nga zgjedhjet e 11 majit.
Në këtë qark, PD në fushatë mbeti edhe pa drejtues politik, me dorëheqjen e Bujar Leskajt.









