-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha kritikon ligjin e barazisë gjinore: Po cenohen vlerat e familjes shqiptare

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi sërish lidhur me miratimin e ligjit për barazinë gjinore në Kuvend, duke e cilësuar atë si një përmbysje të Kushtetutës dhe një kërcënim ndaj familjes shqiptare.

Gjatë një seance parlamentare, ku u diskutua edhe për arrestimin e Emiljano Shullazit dhe kërcënimet ndaj kandidatit për rektor në Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni, Berisha theksoi se askush nuk mund t’i vendosë censurë për të folur dhe denoncuar ligjin.

“Askush tjetër, përveç Zotit që sheh gjithësinë, nuk mund të më vendosë censurë. Ligji i vë kazmën familjes shqiptare. Si do shkoni ju te familjet tuaja, te fëmijët tuaj? Po përmbysni Kushtetutën,” tha ai, duke e shoqëruar deklaratën me një video në rrjetet sociale.

Berisha shtoi se ky ligj nuk synon vërtet barazinë gjinore, por në fakt e kufizon atë, ndërkohë që cenon librat e shenjtë, moralin dhe të drejtën prindërore për edukimin e fëmijës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit