-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eligert Hima: Qytetarët në Cërrik duhet të votojnë të lirë, pa presion

Kryesoret

Procesi i votimit në Cërrik është shoqëruar me shqetësime nga kandidati i “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, Eligert Hima, i cili ka denoncuar praninë e personave të paautorizuar pranë qendrave të votimit.

Sipas tij, këta individë qëndrojnë në hyrje të ambienteve zgjedhore dhe ndikojnë te votuesit përmes presionit dhe intimidimit.

Deklarata e Eligert Himës:
“Në çdo qendër votimi që kam vizituar sot, kam parë persona që qëndrojnë përballë hyrjeve pa pasur asnjë funksion ligjor apo detyrë zyrtare. Këta njerëz krijojnë presion psikologjik ndaj votuesve dhe ndikojnë në lirinë e tyre për të zgjedhur,” deklaroi kandidati i ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’, Eligert Hima.

“U bëj thirrje institucioneve dhe Policisë së Shtetit të ndërhyjnë menjëherë për t’i larguar këta individë dhe për të siguruar që vota e çdo qytetari të jetë e lirë dhe e ndershme. Votimi nuk duhet të ndikohet nga frika, favore apo detyrime ndaj askujt,” shtoi ai.

“Qytetarët e Cërrikut meritojnë të vendosin vetë për të ardhmen e tyre, pa ndërhyrje dhe pa presion nga asnjë palë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit