-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti feston fitoren e Vetëvendosjes në Fushë Kosovë: Kemi fituar edhe në Mitrovicë

Kryesoret

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka festuar fitoren e partisë së tij në komunën e Fushë Kosovës, ku kandidati i LVV-së, Valon Prebreza doli fitues.

“Lëvizja Vetëvendosje është hera e katërt që merr pjesë në zgjedhje lokale, herën e parë në vitin 2013 kemi fituar një komunë, herën e dytë kemi fituar tre komuna dhe herën e tretë kemi fituar katër komuna, dhe në bazë të të dhënave që kemi marrë nga komisionerët tanë kësaj here kemi fituar në shtatë komuna, kjo është një sukses i VV-së, natyrisht që kemi synuar edhe më shumë se kaq, më lejoni të përgëzoj katër kryetar që kanë qeverisur në 4-vjeçarin e parë.

Podujeva, Shtimja, Kamenica të cilave u janë bashkuar Gjilani, Mitrovica, Fushë Kosova dhe Obiliqi. Është e qartë që kemi fituar edhe në Mitrovicë dhe kemi fituar në Fushë Kosovë dhe Obiliq, falënderoj kandidatët tanë, ekipet e tyre, shtabet zgjedhore dhe aktivistët tonë që e kanë pasur një betejë të jashtëzakonshme meqenëse në të gjitha këto raste të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër Vetëvendosjes.

“Pra, VV është ballafaquar me të përbashkët e tyre që është një situatë e paprecedentë në historinë politike elektorale të Kosovës. Ky është një sukses i Vetëvendosjes dhe i qytetarëve. Ne po i presim rezultate ende nga komunat e tjera, me siguri do t’iu drejtohemi kur t’i marrim ato. Tash, më duhet të shkoj në nxitim për festim, në Fushë Kosovë, Kastriot e mandej në Mitrovicë”, shtoi Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit