Përparim Rama, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shpallur fitoren në zgjedhjet për kryetar të Prishtinës, duke falënderuar qytetarët për besimin dhe mbështetjen e dhënë.
Rama u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë ata që ndajnë vizionin e tij për transformim dhe zhvillim të kryeqytetit.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vlerësoi fitoren si një hap të rëndësishëm për ndryshimet në Prishtinë dhe theksoi rëndësinë e kësaj fitoreje për fillimin e një periudhe të re zhvillimi.
“Unë e kam shprehur edhe më parë. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me të gjithë të cilët i bashkohen vizionit transformues. Projekt i madh që e kemi nisur prej 4 vitesh, dhe tani po e vazhdojmë sërish. Falenderoj nga zemra qytetarët për besimin që më dhanë sërish. I ftoj të gjithë që të na bashkohen dhe të bëjmë një asamble të fortë dhe të fuqishme.”








