Në ditën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, procesi po zhvillohet në një atmosferë të qetë, pa incidente të rënda, sipas vlerësimeve të Nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
Ajo theksoi rëndësinë e mbajtjes së rendit dhe respektimit të rregullave zgjedhore, duke u bërë thirrje aktorëve politikë që të mos tensionojnë situatën dhe të garantojnë një proces të lirë dhe demokratik për të gjithë qytetarët.
“Ftoj të gjithë akterët politikë dhe çdo person që mban përgjegjësi politike që sot të tregojë maturi dhe përgjegjësi, duke mos kontribuar në asnjë formë në tensionimin e situatave në asnjë komunë të vendit, por përkundrazi, t’u mundësojnë qytetarëve të votojnë lirshëm, qetë dhe plotësisht në mënyrë demokratike. Le ta mbajmë këtë ditë demokratike deri në fund të saj. Sot është dita që përcakton katër vitet e ardhshme,” tha Vlora Çitaku.








