-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vlora në ditën e zgjedhjeve/ Reshjet e shiut krijojnë kaos në rrugë dhe vështirësi për qytetarët

Kryesoret

Ditën e sotme, qytetarët e Vlorës përballen jo vetëm me zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiakë, por edhe me reshjet e shiut që kanë vështirësuar lëvizjen në rrugët kryesore dhe lagjet e qytetit.

Uji i grumbulluar nëpër rrugë ka penguar automjetet dhe ka krijuar rrezik për këmbësorët, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për të shmangur incidente.

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti gjatë ditës do të jetë i paqëndrueshëm, me kthjellime të herëpashershme në mëngjes dhe vranësira të dendura pas mesditës. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja-verilindja me shpejtësi mesatare 9 m/s dhe deri në 19 m/s në vijën bregdetare dhe lugina, ndërsa në detet Adriatik dhe Jon pritet valëzim 2-4 ballë.

Për qytetarët kjo situatë sjell vështirësi në qarkullim, por edhe në arritjen drejt vendvotimeve. Banorët këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të planifikojnë lëvizjet, ndërsa autoritetet janë angazhuar për pastrimin e rrugëve dhe për të siguruar fluks normal të trafikut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit