Kur kanë mbetur vetëm dy orë deri në mbylljen e qendrave të votimit për zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki, përqindja e pjesëmarrjes mbetet e ulët.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 16:00, vetëm 16,93% e mbi 330 mijë votuesve kanë marrë pjesë në proces.
Bashkia me pjesëmarrjen më të lartë është Mat me 37,5%, e ndjekur nga Tepelena me 31,05%, Cërriku 23,8%, Berati 17,2%, dhe Vlora me 11,36%.
Megjithatë, këto shifra përfaqësojnë vetëm raportimin e gjysmës së qendrave të votimit, prandaj pritet një rritje e lehtë deri në mbylljen e votimit.








