Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u shpreh i kënaqur pas fitores së partisë së tij në shtatë komuna gjatë zgjedhjeve komunale. Ai theksoi se rezultatet tregojnë forcën e partisë, pavarësisht bashkimit të kundërshtarëve politikë kundër LVV-së.
“Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju falemnderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore”, shkroi Kurti në Facebook.
“Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra”.









