-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Integrimi, projekti më i madh kombëtar

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Edicionit të 10-të të Shkollës së Integrimit Europian, organizuar nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian pranë Kuvendit të Shqipërisë.

“Integrimi europian mbetet rruga jonë strategjike dhe qëllimi ynë i përbashkët – për një Shqipëri më të fortë në një Europë të bashkuar,” – u shpreh Balla, duke cituar njërin prej etërve themelues të Europës së Bashkuar, Altiero Spinelli, i cili në Manifestin e Ventotenes theksonte se “E ardhmja nuk do të ndërtohet mbi ndarjen e shteteve kombëtare, por mbi bashkimin e tyre në një federatë evropiane.”

Gjatë fjalës së tij, ai iu referua edhe raportit më të fundit të Komisionit Europian, i cili vlerëson progresin e Shqipërisë si “të pashembullt që prej Konferencës Ndërqeveritare të tetorit 2024”, ndërsa theksoi se 91% e qytetarëve shqiptarë mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Procesi i integrimit është një proces gjithëpërfshirës, që kërkon bashkëpunimin e të gjitha forcave politike dhe institucioneve. Anëtarësimi në BE nuk është thjesht një objektiv qeveritar, por një projekt kombëtar që i përket çdo shqiptari,” – tha Balla, duke shtuar se Kuvendi i Shqipërisë, përmes Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, do të vijojë të forcojë rolin e vet në mbikëqyrjen parlamentare dhe në nxitjen e transparencës në këtë proces.

“Ky përvjetor nuk është vetëm një moment reflektimi për rrugën e bërë, por një pikënisje e re drejt një etape më të pjekur të procesit tonë europian,” – përfundoi Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit