Fituesi i zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tepelenës, Gramoz Sako, falënderoi qytetarët dhe Partinë Socialiste për mbështetjen e dhënë pas shpalljes së rezultatit.
“Pas një fushate të shkurtër, por model, qytetarët dolën e votuan edhe në reshje të shumta. Detyrimi im kryesor tani është të shërbej qytetarët dhe të vazhdojmë projektet që kemi nisur”, tha Sako.
Në këto zgjedhje, Sako fitoi me 77.85% të votave (3,261 vota), ndërsa kandidati i opozitës, Gabriel Guma, mori 928 vota. Partia Socialiste shënoi një rritje prej 9.5%, ndërsa Partia Demokratike një rënie të lehtë prej 1%.








