Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka prezantuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të djeshme në 5 bashki të vendit.
Gjatë një konference për mediat, Celibashi ka folur edhe për përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) në numërimin e votave në Tepelenë, duke e cilësuar testin si të suksesshëm.
“Testimi i AI në numërimin e votave në Tepelenë ishte i suksesshëm. Përdorimi i AI nuk zëvendëson metodën manuale, por shërben si mjet për të rritur profesionalizmin dhe ndershmërinë. Rezultatet ishin thuajse identike me ato të numërimit fizik, megjithatë disa pasaktësi u vërejtën në leximin e pjesës së pasme të fletës së votimit. Për të arritur saktësi të plotë në të ardhmen, duhet të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor,” tha Celibashi.









