Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama pas fitores në zgjedhjet e së dielës u rikonfirmua si kryetar i kryeqytetit, ka më pas ka dalë në terren për të inspektuar punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.
“Përshëndetje Prishtina. Vazhdojmë me punë”, është mbishkrimi i shkurtër që e ka bërë Rama në Facebook, ku edhe ka publikuar një video nga punimet në shesh.
Me 100 për qind të votave të numëruara, Rama i ka marrë 51.54 për qind të votave apo 46 mijë e 935 vota, ndërsa Hajrualla Çeku i VV-së 48.46 për qind apo 44 mijë e 126 vota.








